
Ndërtimet pa leje në zonën e Patokut kanë çuar në pranga drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit të Kurbinit dhe disa zyrtarë të tjerë. Jetmir Muzhika dhe trupa inspektuese e IMT akuzohen për "Shpërdorim Detyre", pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut.
5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Mësohet se çështja lidhet me kompleksin e ‘Royal Blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, i arrestuar për trafik droge.



