Vjedhja e mbi 500 mijë €/ Prokuroria e Tiranës vë përballë Alda Klosin me Rozeta Dobin

Vjedhja e mbi 500 mijë €/ Prokuroria e Tiranës vë përballë Alda Klosin me Rozeta Dobin

Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqim mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish zyrtares Alda Klosi.

E para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ishte Rozeta Dobi, më pas më urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish zyrtaren e larte në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës. Kujtojmë se në dëshminë e 3 shkurtit sanitarja deklaroj se paratë ishin të ish zyrtares dhe se grabitja ishte e inskenuar.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe djali i saj Havier Dobi, pasi u ripyet nga hetuesit.

Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt, për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie e mosdeklarim pasurie dhe deklarim të rremë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy