
Një 65-vjeçar nga fshati Dom në Lezhë, është gjetur i pajetë pasditen e sotme në ambientet e një hoteli në Himarë. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi M. Gj., është gjetur tek shkallët e godinës, ndërsa nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Vdekja e 65-vjeçarit dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



