Nxori shokun në pritë për ta ekzekutuar, Prokuroria kërkon 30-vite burg për Mikel Alinë

Nxori shokun në pritë për ta ekzekutuar, Prokuroria kërkon 30-vite burg për Mikel Alinë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi më 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

Konkluzionet përfundimtare janë dhënë nga Prokurori Erjon Shehaj, i cili ka hetuar çështjen dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 42-vjeçarit.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonik e pamjeve filmike.

Sipas dosjes Hetimore, 42-vjeçari Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi. Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar.

Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave. Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.

Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Dyshimet janë se i riu u ekzekutua për hakmarrje, pasi i vëllai është dënuar për një vrasje në Durrës. Por megjithatë asnjëherë nuk janë përjashtuar as konflikte të tjera të vetë 34- vjeçarit.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy