
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të pplagosur janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e këtij aksidenti.
Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre.



