
Policia e Kavajës njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, të shpallur në kërkim për abuzim seksual me një shtetase të mitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, kapën në hyrje, në Rinas, shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë.
Ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur".
Në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi E. S. ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në emisionin investigativ, më 13 shtator.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



