Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi

Zbardhet vrasja e biznesmenit në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi

Prokuroria e Elbasanit ka mundur të zbardhë një vrasje të ndodhur dhjetë vite më parë në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për ekzekutimin e biznesmenit Ilir Rexhepi, ngjarje kjo e ndodhur më 30 dhjetor 2011. Për këtë ngjarje, prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti ndaj shtetasit Mihal alias Mirgen Toshi. Kjo kërkesë e organit të akuzuar është pranuar nga Gjykata e Elbasanit, n=duke shpallur kështu në kërkim të dyshuarin për vrasje.

Sipas burimeve nga organi i akuzës në Elbasan, Mihal alias Mirgen Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi. Por, nga informacionet që deri më tani prokuroria, Toshi mësohet se ndodhet në një burg të Selanikut, në Greqi. Për këtë arsye, ai nuk mund të vihet në pranga, deri në një kohë kur të arrihett një marrëveshje mes dy vendeve në mënyrë që Toshi të vuajë dënimin në vendin e tij dhe të japë llogari edhe për vrasjen e biznesmenit. Në Greqi, ai mësohet se është dënuar me 16 vite burg për veprën penale të “trafik të lëndëve narkotike”.

Kujtojmë se Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës. Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy