Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasje me eksploziv në vitin 2018 në Gjakovë

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasje me eksploziv në vitin 2018 në Gjakovë

Është ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Shqipërisë një i dyshuar për vrasjen e Haxhi Ahmetit që kishte ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës më 14 tetor të vitit 2018, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i ekstraduari dyshohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë” dhe “përdorim të armës apo mjetit eksplodues”.

“Fshati Smolicë, Gjakovë 14.10.2018-08:00. Në lidhje me rastin më 19.04.2021 nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ahmeti kishte mbetur i vdekur pas një shpërthimi me eksploziv, që iu kishte montuar në derën e shtëpisë para tri vite.

Atëkohë familjarët e viktimës kishin deklaruar për media se Ahmeti së fundmi nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim për ndonjë problem me ndonjë person.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy