
Një automjet tip “Citroen”, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht. Sipas informacioneve të policisë, si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në makinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.



