
Punonjësit e një firme interneti në Lezhe kanë denoncuar drejtorin e policisë bashkiake, se i ka ofenduar dhe dhunuar ndërsa ishin duke punuar në Shëngjin për shtrirjen e linjës së internetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së shtunës në zonën turistike të Shëngjinit, teksa punonjësit po shtrinin linjës nën tokësore të internetit. Në denoncimin e tyre ata thonë se janë përballur me një dhunë verbale dhe fizike nga drejtori i policisë bashkiake që në momentin që ai është paraqitur në vendin ku po kryheshin punimet.
Avokati Ndre Molla thotë se është një dhunë dhe një gjuhë fyese e papranueshme për perfaqësuesit e shtetit ndërsa shton se veprime të tilla janë bërë të zakonshme prej tyre.
Administratori i firmës së internetit të cilës iu dhunuan punonjësit, Ded Bukaqeja, tregon të gjithë dokumentacionin përkates duke shtuar se kjo është dhunë ndaj tij.
Zyra e shtypit në Bashki pretendon se Kompania në fjalë ka shkelur ligjin duke bëre punime pa leje dhe nuk ka bere asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejës në Bashki, duke bere punime në skadim të lejes së ndërtimit.
Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejtë për shfrytezimin e punimeve të bëra për qellime te linjave elektrike.
Në këto kushte Inspektorati ndertimor vendor dhe policia Bashkiake kanë nderhyrë.
Kjo nderhyrje ka hasur ne reagimin e dhunshëm të punonjëseve të kompanisë qe punonte pa asnjë leje dhe se për këtë rast është bëre kallëzim për akte dhune nga punonjësit e kompanisë në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake.



