UT, UET dhe UFO mes diplomave false/ Laboratori i Tafës prodhonte lista notash e titull sipas pagesës (VIDEO)

UT, UET dhe UFO mes diplomave false/ Laboratori i Tafës prodhonte lista notash e titull sipas pagesës (VIDEO)

Sa ishe i gatshëm të paguaje ishte edhe vlerësimi në notat që vendoste Universiteti i diplomave false në Zall Bastar. Me një kompjuter një printer dhe vula origjinale Tafa prodhonte të diplomuar të gatshëm për poste drejtuesish.

 

Kur ende nuk dihet numri i saktë i diplomave apo dokumenteve false të shpërndara nga “Universiteti i Zall Bastar” me seli në banesën e kthyer në laborator prodhimi të Abas Tafës.

 

Emisioni “FactCheck” në MCN TV, ka mundur të sigurojë inventarin e materialeve të sekuestruara në kushtet e flagrancës dhe disa prej tyre gati për shpërndarje, mes tyre diploma të Universitetit të Tiranës, UFO dhe UET.

 

Mes sendeve të sekuestruara janë: Një njësi kompjuterike e markës HP, një printer i markës “Brother”.

 

 Si dhe:

 

453 fletë A4 boshe me logot e universiteteve dhe shkollave të ndryshme.

 

85 diploma boshe me të dhëna të paplotësuara të shkollave dhe universiteteve të ndryshme.

 

14 vërtetime shkollore (lista notash) me emra të shtetasve të ndryshëm.

 

86 diploma e dokumente shkollore me emra të shtetasve të ndryshëm.

 

11 libreza të praktikës profesionale për infermier (të paplotësuara).

 

16 certifikata të maturës shtetërore me vulë të njomë nga të dyja krahët të gjimnazit “Bahri Nela”.

 

79 karta identifikimi për stomatolog (të paplotësuara).

 

9 fletë A4 me pulla si ato të postës të dyshuara të falsifikuara.

 

Pulla si ato të postës, pulla ngjyrë argjendi, kartë ID etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy