Pas 24 orësh, kapet në Mal të Zi bashkë me 5 trafikantët malazezë gomonia e "Karaburunit"

Pas 24 orësh, kapet në Mal të Zi bashkë me 5 trafikantët malazezë gomonia e "Karaburunit"

Është arritur të kapet gomonia që ndiqej dhe kërkohej prej 24 orësh nga policitë e tre shteteve, pasi dyshoher se do të transportonte drogë nga Vlora drejtë Italisë. Mjeti lundures u kap nga autoritetet malazesë bashkë me tre trafikantët dy malazezë dhe një serb, ndërsa ishte pikasur ditën e djeshme nga policia shqiptare.

"Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica. Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex", bën me dije policia.

Sipas informacioneve që jep policia edhe në bordin e gomones së dytë, dy shtetasit që janë kapur janë shtetas malazeze.

Gomonia tentoi të fshihej në ujërat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy