
Nëntë shtetas shiptarë, pjesë e një bande kriminale janë arrestuar nga Policia e Spanjës, pasi dyshohet se kishin lidhje me “Sacra Corona Unita”, një organizatë mafioze në rajonin italian të Pulias, që merret me trafikun e drogës.
Sipas mediave spanjolle, banda ku pjesë e së cilës janë edhe shtetasit shqiptarë dhe “Sarca Corona Unita” bashkëpunimin për trafikun e drogës nga Spanja në Itali. Maria Gámez, drejtoresha e përgjithshme e Gardës Civile, ka treguar detajet e operacionit, e cila theksoi se arrestimi i tyre vjen pas më shumë se një vit hetimesh.
Hetimet kanë nisur pas kapjes së një ngarkese droge në Prill të vitit 2020, e cila mendohej se do të shpërndahej në disa vende të Evropës.
Në fund të operacionit që është zhvilluar ditën e djeshme, u kapën dhe 400 kilogramë hashah, që ishte fshehur në një transformator të tensionit të lartë. Arrestimet kanë ndodhur zonën e quajtur Aguadulce.



