Transportonte 38 kg marijuanë, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Transportonte 38 kg marijuanë, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy