Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare/ Ngjarja në Itali, arrestohet Nikollaq Hudhra (VIDEO)

Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare/ Ngjarja në Itali, arrestohet Nikollaq Hudhra (VIDEO)

Një 45-vjeçare shqiptare e identifikuar si Gentiana Hudhra është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në Tolentino, provincë e Maceratës në Itali. Sipas autoriteteve autor i dyshuar është ish-bashkëshorti i saj Nikollaq Hudhra i cili pas krimit është arrestuar nga karabinierët. 

Sipas dëshmitarëve autori e ka goditur me thikë dhe me pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë. Dëshmitarët dhe klientët e bareve përreth kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. 

Kur mbërritën karabinierët, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Ai u dëgjua të thoshte nga disa dëshmitarë: “Bëra atë që duhej të bëja”.

Hetimet janë në fazën e parë dhe ende nuk dihet nëse viktima kishte qenë më parë objekt i dhunës apo kërcënimeve. 

Viktima kishte jetuar prej disa vitesh në Tolentino dhe ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, 21 dhe 23 vjeç, që i kishte nga martesa me autorin e dyshuar. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe deri më tani nuk janë raportuar episode të mëparshme dhune apo kërcënimesh.

Autoritetet po marrin në pyetje anëtarë të familjes dhe persona të njohur për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes çiftit dhe nëse kishte shenja paralajmëruese që janë neglizhuar.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se ka pasur çrregullime të natyrës psikike. Megjithatë, ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa priten vlerësimet mjeko-ligjore dhe hetimet për gjendjen e tij mendore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy