Zjarr në Leskovik, zona kufitare është e minuar

Zjarr në Leskovik, zona kufitare është e minuar

Një vatër zjarri ka rënë në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik, në kufi me shtetin grek. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik. 

 

Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike. 

 

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura. 

 

Situata mund të ketë përkeqësim për shkak se kanë nisur edhe disa shpërthime të minave, ndërsa temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë zjarrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy