Lufta në Ukrainë/ 10 civilë të vrarë në Kiev dhe Luhansk në dy ditët e fundit

Lufta në Ukrainë/ 10 civilë të vrarë në Kiev dhe Luhansk në dy ditët e fundit

Dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit, thonë zyrtarët.

Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi me mortaja në qytetin Makariv të rajonit të Kievit më 18 mars, njoftoi forca policore e Rajonit të Kievit në Facebook të nesërmen.

Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk më 19 mars, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram, transmeton BBC.

Edhe një fëmijë i tretë u nxorrë nga rrënojat në gjendje të mirë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy