Dhoma e Avokatisë për dhunën ndaj Mëngjesit: Autoritetet të kryejnë hetim të plotë, ngjarje të tilla të vlerësohen maksimalisht

Dhoma e Avokatisë për dhunën ndaj Mëngjesit: Autoritetet të kryejnë hetim të plotë, ngjarje të tilla të vlerësohen maksimalisht

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me dhunën e rëndë fizike të ushtruar, mëngjesin e sotëm, ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës.

Në deklaratë thuhet se avokati është goditur disa here në kokë me levë dhe për shkak të plagëve të marra është shtruar në spital.

Drupal Ad

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj avokatëve në Shqipëri, duke rikujtuar aktin e fundit të paprecedentë të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë, në muajin prill të këtij viti.

Kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cenojnë rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira që duhet të vlerësohen maksimalisht.

Bazuar sa më sipër Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i kërkon autoriteteve zyrtare të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe sa më të shkurtër lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Njëkohësisht garantojmë të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do të jetë në krah të çdo avokati ndaj të cilit ushtrohet dhunë e çfarëdo lloji nga kushdo qoftë, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplotë se reagimi ynë do të shërbejë si kambanë alarmi për organet ligjzbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të tjera që cenojnë sigurinë e jetës së avokatëve dhe të familjeve të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy