Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Andi Bora analizoi ngjarjen e së mërkurës në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani. Bora tha se mund të ketë një aleancë të dy ose më shumë grupeve për të eliminuar Gilmando Danin.
Për të dhënë mesazh te kundërshtarët që “ne ju vrasim aty ku ka më shumë siguri”. Nga ana tjetër është gjetur një vend ku ata largohet lehtësisht për në zonën e Fushë-Krujës. Atje digjen të gjitha makinat e krimit. Aty shuhen të gjitha provat. Krijohet vështirësi e frikshme nga ana e grupit hetimor për të gjetur gjurmë. E vetmja provë që ngelet janë kamerat e sigurisë.
Grupi që ekzekuton aty jam i bindur se ka kryer disa atentate edhe në vende të tjera. Mua më frikëson shumë qetësia, e cila nuk vjen nga një njeri që e ka për herë të parë.
Këtu kemi të bëjmë me një aleancë për të eliminuar Gilmando Danin, kjo është e padiskutueshme. Vetë policia është e bindur. Ndoshta policia mund ta ketë idenë kush janë personazhet. Mendoj se janë pjesë e një koalicioni kriminal që i shërbejnë njëri-tjetrit në raste të caktuara. Gilmando Dano doli nga qelia pasi kreu ¾ e dënimit. Si mund të jetë larguar jashtë kur është në liri me kusht. Pritën 1 vit për ta eliminuar. Nuk dihet a ishte angazhuar në grupin që ka pasur me Shullazin. Burimet e mia më thonë që grupi është aktiv. Nuk e di pse do të duhej të prisnin një vit kur mund ta eliminonin ndoshta pas daljes nga burgu. Një tjetër pistë është ajo e importimit të një konflikti nga jashtë. Ka qenë në Spanjë, po kthehej prej atje. Për çfarë kanë shkuar? Ka tradhti nga radhët e policisë?



