Goditen lojërat e paligjshme të fatit/ Arrestohet një person, procedohet penalisht një tjetër

Goditen lojërat e paligjshme të fatit/ Arrestohet një person, procedohet penalisht një tjetër

Një shtetas është arrestuar në flagrancë ndërsa është proceduar penalisht një tjetër gjatë një operacioni për goditjen e lojërave të fatit.

“Blutë” kanë sekuestruar një aparat celular që shërbente për vendosjen e basteve sportive.

 

NJOFTIMI

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohet 1 aparat celular i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 34 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 66 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, në lokalin e shtetasit A. Zh., 34-vjeçarit K. M., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi A. Zh., ushtronte aktivitetin e tij i pa regjistruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy