Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, kalimtarët gjetën një trup të pajetë. Nga hetimet paraprake dhe veprimet e grupit hetimor, dyshohet se shkaku i vdekjes së Nazmi Canit, 63 vjeç, mund të ketë qenë një infarkt.
Mësohet se 63-vjeçari nuk ka ndjerë mirë gjatë kohës që udhëtonte me mjetin e tij, dhe pasi ka ndaluar për të dalë prej tij, dyshohet se ka pësuar infarktin.
Puna në vendngjarje vijon.



