
50-vjeçari Faik Perkoxha ka humbur jetën. Emri i tij u bë i njohur disa ditë më parë për shkak të një gjesti që tronditi opinionin publik.
50-vjeçari u fotografua në Sukth të Durrësit teksa tërhiqte zvarrë me makinë qenin në rrugë. Për këtë vepër penale, ai u shoqërua në polici dhe u procedua penalisht.
Por sot miqtë e tij ndanë lajmin e vdekjes së tij. Faik Perkoxha humbi jetën si pasojë e një infarkti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete, i cili nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



