Sekuestrohen 9.3 kilogramë kanabis në Kapshticë, arrestohet 49-vjeçari që tentoi ta trafikonte drejt Greqisë

Sekuestrohen 9.3 kilogramë kanabis në Kapshticë, arrestohet 49-vjeçari që tentoi ta trafikonte drejt Greqisë

Një 49-vjeçar me iniciale R.T është vënë në pranga dhe 9.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis është sekuestruar këtë të mërkurë në pikën kufitarë të Kapshticës. Bëhet me dije se Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues 49-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e bagazhit, tek bombola e gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,  me peshë totale 9.3 kilogramë, sasi të cilën 49-vjeçari synonte t'a trafikonte në drejtim të Greqisë.

Njoftimi: Kapshticë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Maskimi", për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore.

Sekuestrohen 9.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga 49-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij, në drejtim të Greqisë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Maskimi".

Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-R. T., 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin R. T. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e bagazhit, tek bombola e gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 9.3 kilogramë, sasi të cilën 49-vjeçari synonte t'a trafikonte në drejtim të Greqisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy