I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjitha palët dhe në rastin konkret nuk është njoftuar Emiljano Prenga i cili mbeti edhe i plagosur, nga përplasja me armë. Ndërkohë Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë.

Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.

Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi.

Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy