30-vjeçari nga Shijaku dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij, pasi dyshonte tek ajo. Renato Xhija është përballur në gjyq me akuzat për veprat penale keqtrajtimit të anëtarëve të familjes ose partneres, në Itali, gjatë kësaj jave.
Kulmi arriti kur kjo e fundit hapi një adresë në “Facebook”, ndërsa kur Xhija e ka zbuluar, e ka goditur atë në tokë dhe e ka rrahur.
Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2013, kur çifti jetonte në Rovigo. Sipas aktakuzës, 30-vjeçari shqiptar me partneren ka pasur një sjellje gjaknxehtë dhe të dhunshme dhe shpesh e ka penguar atë të dalë nga shtëpia, apo të fliste në telefon me anëtarët e saj të familjes, ose edhe të krijonte miqësi.
Sipas dëshmive, i riu e merrte shpesh në telefon gruan, madje edhe kur ajo ishte në punë duke e akuzuar se ishte një prostitutë dhe që nuk vlente fare.
Disa ditë më parë, Renato Xhija u dënua nga një gjykatë në Rovigo me tre vjet e katër muaj burg, denoncuar nga e shoqja tre vjet më parë.
Kërcënimet nuk ishin ndalur pasi edhe në sallën e gjyqit, 30-vjeçari e kërcënote duke I thënë se “do të djeg fytyrën me acid”, ndërsa gjyqtari gjeti prova të mjaftueshme për të dënuar atë.



