
Një efektiv policie është vënë në pranga nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas burimeve, mësohet se është arrestuar shtetasi T. Balla, pasi ndaj tij ka patur disa denoncime se terrorizonte banorët duke qëlluar herë pas here me armë.
Balla ushtronte detyrën e tij në Komisariatin numër 1 të Policisë në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, efektivit i janë gjetur në banesë dy armë automatike si dhe municion luftarak.
Efektivi u vu në pranga pas një hetimi disa mujor, pas sinjalizimeve se ai herë pas here qëllonte në ajër në lagjen ku banonte duke krijuar panik tek qytetarët e tjerë, por edhe duke iu rrezikuar jetën.



