Hidhet nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç (VIDEO)

Hidhet nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte ku një grua është hedhur nga pallati bashkë me foshnjën e saj.

Burime për MCN bëjnë me dije se është hedhur nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia', ndërsa sipas të dhënave paraprake thuhet se të dy kanë humbur jetë.

Nëna është hedhur nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati që nuk banonte. 

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy