Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan të Maliqit, ku janë përplasur një autoambulancë dhe një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit të vogël. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



