Detaje të reja dalin nga vrasja e Klodian Rashës, i riu që u qëllua për vdekje tri ditë më parë nga një efektiv i forcave "Shqiponja".
Burimet i kanë thënë TvT, se arma që dyshohet se Rasha ka pasur me vete, është gjetur disa rrugica më tutje në një pellg me ujë, çka e vështirëson ekspertizën e Policisë Shkencore për të gjetur gjurmët e gishtërinjve, çka do të provonte përfundimisht si ai e ka pasur armën në dorë.
Familjarët kanë këmbëngulur se Rasha nuk ka pasur armë me vete. Ndërkohë, sipas policisë, arma u gjet 100 metër larg vendit ku u qëllua Rasha. Ajo është dërguar në laboratorin e kriminalistikës.
Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi Nevaldo Hadëraj, i cili ka deklaruar se e ka bërë gjithçka për vetëmbrojtje.
Për Hadërajn, prokuroria kërkon masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ende nuk janë administruar të gjitha provat shkresore.



