26-vjeçari përplas makinën e policisë me motomjet, 3 të plagosur

26-vjeçari përplas makinën e policisë me motomjet, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku një 26-vjeçar duke udhëtuar me motomjet është përplasur me një makinë policie. Sipas uniformave blu, si pasojë e aksidentit është dëmtuar 26-vjeçari dhe pasagjeri që ai kishte në mjet, si dhe drejtuesi i makinës së policisë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë mjekim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy