
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e zbuluar këtë të enjte në burgun e Fierit, ku Dan Hutra në bashkëpunim me tre të arrestuar të tjerë, tentuan arratisjen nga qelia.
Në fotot e mëposhtme, duken hekurat e dritares të prera, çarçafët e bërë litar, etj.
Sipas burimeve nga Burgjet, mësohet se ata kanë nisur të presin zgarën e hekurit të dritares me mjete të improvizuara, por plani i tyre ka ngecur pasi punonjësit e policisë i kanë kapur në flagrancë. Dan Hutra, planin për t’u arratisur e kishte planifikuar me të burgosurit Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.



