
Një person është vënë në prangat e policisë kufitare të Kakavijës, i kapur me pasaportë false duke tentuar të kalojë kufirin.
Bazuar në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të Shqipërisë, të shtetasit kosovar V. R., është konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët, u bë arrestimi në flagrancë i 26-vjeçarit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.



