Policia ka arrestuar dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç, pasi gjatë orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti në hyrje të Librazhdit.
Njëri prej tyre ka kryer grabitjen, ndërsa tjetri e ka pritur në makinë për t’u larguar në shpejtësi.



