
Emiljano Shullazi është dërguar me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza” mëngjesin e sotëm, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me shëndetin.
Burimet bëjnë të ditur se Shullazi është dërguar fillimisht në spitalin e burgut, ndërsa pas specifikimit të diagnozës do të marrë shërbimin e duhur. Shoqërimi i tij është bërë në masa të rrepta sigurie.
Megjithatë, në një prononcim për MCN TV, avokati i Shullazit është shprehur se shoqërimi në spital nuk ka ndodhur.
Burimet thanë se prej kohësh, Shullazi shfaq probleme shëndetësore.
Kujtojmë që Emiljano Shullazi prej muajsh po mbahet në mbikëqyrje të veçantë në paraburgimin e burgut “313”, si pasojë e regjimit të posaçëm “41 biss”.
Këtë izolim, Shullazi e ka kundërshtuar edhe në gjykatë, por pa munduar “t’ia dalë mbanë”.



