
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjeen e sotme në vendin e auajtur “Mbrostar Ura”, ku një mjet është përplasur me një motorr. Si pasojë, policia e Fierit njofton se ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi me inicialet E. S.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" shtetasi E. S., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



