
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 61-vjeçar, pasi dyshohet se ka plagsur me thikë vëllanë e tij. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në fshatin Liqenas. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.
59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.



