Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim policer. Një prej tyre është personi i cili dyshohet të ketë djegur pemën e krishtlindjeve tek Kryeministria.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, njoftoi policia.
Ndërkohë, në pranga është vënë edhe shtetasi E. L., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. C., 21 vjeç. Këta persona, më datë 11.12.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip motor, në pronësi të shtetasit I. L.



