Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga policia në Elbasan. Besnik Çapja u vu në pranga në një pikë loto-sporti në rrugën “Rinia”.
Ai rezulton i dënuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës.
Besnik Çapja është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 28 nëntor nga Interpol Roma, pasi më 1 qershor të këtij viti u dënua me 6 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Torinos, për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
40-vjeçari Çapja ia kishte dalë t’i shmangej policisë duke u fshehur pas dy emrave të tjerë. Ai njihej edhe si Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti.



