
Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, dy persona me motorre kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës dhe kanë kërcënuar një biznesmen në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë, afër fshatit Daragjat, ku personat e maskuar u zunë pritë mjetit tip Benz, ku po udhëtonte 50-vjeçari . Mësohet se dy persona të maskuar kanë kërcënuar me armë 50-vjeçarin Alban Luka, i cili i shoqëruar nga kushëriri i tij drejtonte makinën tip 'Benz'.
Sipas dëshmisë së dhënë para Policisë nga 50-vjeçari, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e makinës duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik.
Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima. Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.



