Tifozët përgjakën Tiranën/ Policia: Ishin të dehur, 8 holandezë u shoqëruan në komisariat!

Tifozët përgjakën Tiranën/ Policia: Ishin të dehur, 8 holandezë u shoqëruan në komisariat!

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranës, ku një 45-vjeçar shqiptar u dhunua brutalisht nga tifozët holandezë.

Sipas policisë, këta të fundit kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa janë konfrontuar fizikisht me qytetarin shqiptar.

Në ambientet e komisariatit janë shoqëruar tetë tifozë holandezë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy