1 milion euro të sekuestruara nga SPAK, Prifti: M'i ktheni, i justifikoj

1 milion euro të sekuestruara nga SPAK, Prifti: M'i ktheni, i justifikoj

Kardiokirurgu dhe njëherësh shefi i pezulluar i repartit të kardiokirugjisë në QSUT, Edvin Prifti, ka kërkuar nga gjykata zhbllokimin e milionave të sekuestruara.

I akuzuar për pastrim parash, ai iu drejtua gjykatës me një kërkesë për rikthimin e parave të sekuestruara.

Me një raport auditimi prej 16 faqesh, ai ka dashur të provojë se mund të justifikojë plotësisht vlerën e arkëtimit cash në shumën 193.784.535, shifër e cila e tejkalon vlerën e shumave të derdhura cash në llogarinë e tij në bankat e nivelit të dytë, objekt i sekuestros preventive.

Sipas këtij raporti, të gjitha veprimet bankare janë transparente dhe të ligjshme.

Me anë të një auditimi të gjitha arkëtimet në cash të kryera prej tij  për vitet '93- 2021 janë përmbledhur në raportin përkatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy