Njëmbëdhjetë persona janë proceduar nga policia për shkak të veprimeve të dhunshme të kryera ditën e djeshme në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania”.
Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sende të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se dy persona janë arrestuar, A.M., 24 vjeç dhe M.U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.



