Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë/ Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

Plagosja e dy të rinjve serbë në Shtërpcë/ Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë.

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshat të komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S.

Në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime”.

Gjykata Themelore në njoftimin e lëshuar thotë se i dyshuari A.K përderisa ka qenë në veturën e tij ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve M.S dhe S.S.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës mesditën e së premtes.

Dyshohet se ata janë gjuajtur me armë zjarri nga një automjet në lëvizje që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt ku ka mbetur i plagosur një 11-vjeçar dhe po ashtu një 21-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy