
Gjatë seancës që po mbahet në GJKKO, avokatët kanë kërkuar lirim me garanci pasurore për kryebashkiakun Veliajn, i cili është me masë sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, ka kërkuar “detyrim paraqitje”, e cila aktualisht është me masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Veliaj u arrestua të hënën me vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Seanca e sotme është shoqëruar me debate, ku Veliaj iu drejtua prokurorit të çështje Olsi Dado me fjalët: “E ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë ‘do ta mbash mend’. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Ndërkaq, para GJJKO-së vijon të mbahet edhe një protestë nga simpatizantë të Erion Veliajt, të cilët kërkojnë lirimin e kryebashkiakut.



