Me dy makina të ndryshme, arrestohen dy persona të cilët po transportonin emigrantë të paligjshëm

Me dy makina të ndryshme, arrestohen dy persona të cilët po transportonin emigrantë të paligjshëm

Policia e Gjirokstrës ka vënë në pranga dy persona pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Bëhet me dije se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë", u kapën në flagrancë E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 31".

Transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard 31", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe F. T., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë", shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy