Mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç/ Lirohen nga burgu dy mjekët

Mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç/ Lirohen nga burgu dy mjekët

Gjykata e Apelit Tiranë ka marrë vendimin për dy mjekët që kuruan në spitalin privat në Tiranë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Laç.

Trupa gjyqësore e kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arber Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj. Masa e sigurimit "arrest në burg" u ndryshua në "detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore".

Dy mjekët, Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan tre javë më parë pasi nuk njoftuan policinë dhe kryen operacionin në fshehtësi.

Më herët mjeku që operoi Eduart Lamajn, Viktor Marku është shprehur gjatë dëshmisë se e kishte gjetur pacientin në narkozë dhe se ishte i detyruar të ndërhynte menjëherë, pasi rrezikonte jetën.

Pavarësisht ndryshimit të masës, mwsohet se mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy