Shpërthen makina me gaz në Kurbin, plagoset shoferi

Shpërthen makina me gaz në Kurbin, plagoset shoferi

Një automjet mësohet se ka shpërthyer pasditen e së martës në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Nga dyshimet paraprake, shkak mësohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola e instaluar në automjet, ndërsa si pasojë është dëmtuar shoferi 42-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, ku po merr shërbim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën  e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy