“Real estate” u kodua një operacion i policisë së Fierit gjatë të cilit u sekuestruan pasuri të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Arbër Muçaj, 36 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
-2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
-3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
-njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
-njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
-njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
-apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
-1 vendparkim në Tiranë;
-12 automjete;
-2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
Aktualisht vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.



