Operacioni i SPAK në disa qytete/ Pula: Janë lëshuar 43 urdhër arreste, në terren 200-300 efektivë (VIDEO)

Operacioni i SPAK në disa qytete/ Pula: Janë lëshuar 43 urdhër arreste, në terren 200-300 efektivë (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte me urdhër të SPAK janë firmosur një sërë urdhër arrestesh ku bëhet fjalë për të paktën 43 urdhër arreste në pjesët kryesore të vendit ku janë të përqendruara forcat policore. Kontrollet janë përqëndruar në Tiranë, Nikël, Kurbin, Lezhë e më gjerë.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live u shpreh se referuar informacionit paraprak në këtë operacion ka pasur të angazhuar forca të shumta policie ku thuhet se janë janë 200-300 forca policie për të ekzekutuar këto urdhër arreste të firmosura nga prokurori Alfred Shehu.

Ai tha se një pjesë e tyre janë ekzekutuar, ende s’kemi një panoramë të saktë por burime bëjnë me dije se në Tiranë janë të paktën 10 urdhër arreste ndërsa të ekzekutuar janë vetëm 5.

Operacioni është në vazhdimësi. Duhet thënë se përveç kontrollove për personazhet e botës së krimit, janë kryer dhe kontrolle në banesat e tyre për prova shtesë. Pritet një reagim zyrtar për më shumë informacione. Janë lëshuar urdhër për vëllezërit Avdylaj, Duka, Durim dhe Valter Bami për dy të fundit janë ushtruar kontrolle dhe në banesat e tyre në Nikël. Kontrolle janë bërë dhe në zonën Larush pranë Fushë Krujës ku janë kryer kontrolle në shtëpinë e Albert Zajës, kemi pasur urdhër arreste në Vlorë si dhe kontrolle në disa banesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy