
Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
Ekzekutori i Behar Sofisë, Ernejt Shyti ka pranuar krimin dhe ka zbardhur edhe emrat e bashkëpunëtorëve. Ai pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Sofinë.
Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi 3 ditë më parë në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale.
Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.
66- vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë.



